Artisti Ermal Mamaqi, i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, u pyet për një nga banorët e Big Brother VIP.
Juli është një ndër miqtë e tij më të vjetër, me të cilin ka punuar për disa vite. Megjithëse ndan këtë miqësi me të, ai tregon se bën tifo për Heidin.
Bora: Julin e ke ndjekur në BIg?
Ermali: Padyshim që e kam ndjekur, por jam me Heidin. Nuk e njoh Heidin, por më pëlqen që të themi që jemi me Heidin
Bora: Pse nuk të pëlqen të jesh me Julin?
Ermali: Julin e kam shok, siç kam shumë shokë të tjerë aty, por jam me Heidin.. më pëlqen kur flet, ka ca fraza, ka dialektin shumë të lezetshëm, dhe është simpatike
Bora: Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi.