“Vëllai më ka vdekur shumë i vogël. Emri i tij ishte i veçantë…”/ Mes emocionesh, rrëfehet Baby G: Babit i thonin lëre gruan, nuk të bën djalë!

0
292

Këngëtarja shqiptare Baby G gjatë një bisede me konkurrentët në “Fermavip”, ka treguar se vëllai i saj ka ndërruar jetë në një moshë të vogël.

Artistja tha se vëllai i saj quhej Sekret, ndërsa pas vdekjes së tij prindërit sjellën në jetë atë dhe dy motrat e tjera.

Babay G u shpreh se babai dhe mami sja janë bërë prindër në një moshë shumë të re, dhe pas vdekjes së djalit të tyre njerëzit i thonin të atit që të ndahet nga gruaja sepse nuk po i bën djalë.

Jam shumë e lidhur me familjen. Babi im është shoku më i mirë në jetë. Kam pasur një vëlla. Vëllai im ka vdekur kur ka qenë shumë i vogël, beb. Ka pasur një emër shumë të bukur, Sekret. Mami dhe babai kanë qenë shumë të rinj kur e kanë bërë, 17-18 vjeç. Pasi iu vdiq djali, mami dhe babi kanë sjellë në jetë edhe 3 vajza të tjera. Kur kanë lindur 3 vajzat, shqiptarët si janë, i thonin leje gruan se nuk të bën djalë, vetëm 3 gocat ke. Babi im ka qenë i ri”– tha këngëtarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here