Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë zgjuar këtë të martë me sherre dhe debate. Ka qenë Graciano Tagani i cili ka debatuar me Lidi Delian.
E shkak duket se është bërë papastërtia në tualet, ku balerini i drejtohet Lidit duke i thënë:
“S’të vjen turp, të pastrojmë edhe këto që bën ti, je bërë tmerr”.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Nuk e kam aty bëj ça të duash por të paktën respekto ambientin se na hape barkun. Shihe si e ke bo!
Lidi: E ke seriozisht?
Graciano: Po shumë seriozisht
Lidi: Ti ke lujt!
Graciano: Unë kam lujt ë? E bo copë-copë shtëpinë edhe kam lujt unë ë? Mos më bëj të të them…
Lidi: Ik mo
Graciano: Kush të iki mo? A di të argumentosh ti apo jo? Ec laj banjën aty se na hape barkun… S’të vjen zor, këtej vishesh e shihe ça bëhet. S’të vjen turp, të pastrojmë edhe këto që bën ti. Je bërë tmerr