Sunday, October 6, 2024

Mori mbidozë Ozempicu, motra e modeles së njohur përfundon me urgjencë në spital

Share

Lottie, motra e supermodeles ndërkombëtare Kate Moss, ka përfunduar në spital pas një mbidoze Ozempicu. Medikamenti i njohur Ozempic ka pushtuar botën e të famshmëve muajt e fundit, i cili thuhet se ndihmon në pakësimin e oreksit që shpesh shihet si një “zgjidhje e shpejtë” për humbjen e peshës.

“Sinqerisht, ishte një nga gjërat më të frikshme që më ka ndodhur ndonjëherë”, tregoi 26-vjeçarja britanike për incidentin. “Nuk jam ndjerë kurrë më e sëmurë në jetën time,” shpjegoi ajo, duke pranuar se e dyfishoi dozën e saj të medikamentit.

“Më mirë vdes sesa ta përdor përsëri” u shpreh modelja.

Modelja tha se mori një dozë më të ulët herën e parë por pastaj vazhdoi ta shtonte me kalimin e ditëve. Dyfishimi i dozës së lejuar bëri që modelja të kishte si fillim marrje mendsh e më pas humbje ndjenjash.

Read more

Local News