Çiljeta rrëfen momentin kur Beko i ka kërkuar ta thërrasë “mami”: I thashë pyet…

0
61

Çiljeta Xhilaga u vlerësua pafund gjatë qëndrimit në “Ferma VIP” mbi të gjitha për marrëdhënien e shkëlqyer që ka me dy djemtë e saj. Kështu preferon ajo t’u referohen të gjithë, si Fernandos, edhe Bekos. Arsyen ajo e ka shpjeguar gjatë podkastit “Zë me Mirën”, kur u pyet: “Çfarë raporti ke me djalin e Albanit?”

“Jo, unë dua të thuash, çfarë raporti ke me djalin tënd të vogël… Sepse unë nuk kam dëshirë që ai ta dëgjojë kurrë këtë fjalë. Madje, unë mërzitem shumë edhe kur komentojnë nëpër Instagram, kur unë hedh foto dhe më thonë bravo që e rrit. Ose bëjnë edhe një përkufizim që as nuk dua ta them. Sepse unë nuk dua që ai t’i lexojë kurrë këto komente,” -u shpreh ajo.

Këngëtarja u pyet edhe për mënyrën si ai e thërret dhe tregoi se ai ka zgjedhur vetë t’i thotë ‘mami’.

“Ai ka zgjedhur vetë të më thotë ‘mami’, përpara 3-4 viteve. Kemi qenë në shtëpi dhe më ka thënë: A mundem të të thërras mami? Dhe mbaj mend që i kam thënë: Pyete buçin njëherë, pyete edhe nënën. Sepse ai është rritur nga mamaja e Albanit dhe ishte mësuar që t’i thoshte ‘mami’ mamasë së Albanit. Dhe i thashë, pyeti dhe nëse të thonë po, për mua është kënaqësia më e madhe të të kem ty çunin tim të dytë.

Unë nuk i ndaj kurrë, sepse Bekon e kam gjetur me pampersa, 1 vjeç e gjysmë dhe e kam pjesë të shpirtit tim. Fernando gjithmonë e ha në fakt, se dhe po të ketë gabim Beko e ha Fernando. Madje, ndonjëherë më thotë ti s’më do mua, do vetëm Bekon, do iki të jetoj te nëna. E marr veç dhe i them që ti duhet të jesh më tolerant se je një vit e gjysmë më i madh se Beko dhe kur e ka ai gabim duhet ta marrësh me të mira dhe ta mësosh ti”, -rrëfeu Çiljeta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here