Egla dhe Roza kanë patur shpesh përplasje me njëra-tjetrën, duke përfunduar në ofendime të rënda. Mirëpo mbrëmjen e kaluar, debati mes dyshes ka degraduar thuajse në përleshje fizike.
Teksa të dyja kanë qenë në oborr të shoqëruara edhe nga banorët e tjerë, Egla ka ofenduar rëndë Rozën dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar t’i largojë jastëkun që ajo mbante në dorë përpara fytyrës.
Pjesë nga debati në oborr:
Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë?
Graciano: O Roza çfarë je duke bërë? Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?
Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë.
Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë.
Roza: Jam ok.
Egla: S’jam unë ok.
Roza: Grua banale. O e fëlliqur që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundit.
Egla: Avullohu. Ik krisu.
Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, tmerri i njerëzisë. O banale femër
Egla: Largohu!
Graciano: Shko te Romeo yt!
Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën.
Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vetë.