Françeska Murati ka shokuar sërish banorët me një deklaratë të papritur të saj në “BBV”. Teksa po qëndronin në oborr, mbrëmjen e djeshme ajo iu drejtua banorëve duke iu thënë se ‘jeni si shkërdhaçka’. Ndërkohë Egla i thotë “bravo, thuaje me zë të lartë”.
Kjo nuk është hera e parë që Françeska bën deklarata të tilla, pasi edhe pak ditë më parë teksa ndodhej përballë Eglës i tha: “Të hënksha prillin”, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë banorët e tjerë.
Françeska: Egla nuk është ashtu?
Juli: Si është?
Françeska: Shkërdhaçkë
Egla: Shkërdhatkë, është korçare
Françeska: Egla më ka thënë se është ajo që bën gjalpin.
Egla: Bravo ajo është, thuaje me zë të lartë
Françeska: Tani kështu jeni ju, si shkërdhaçka. Një, dy i njëjti muhabet