Egla Ceno e martuar me një italian për letra? Vëllai i aktores i jep fund zërave: Nuk e di si figuron në gjendje civile, por e di që…

0
184

Aktorja Egla Ceno, është kthyer në një ndër konkurrentet më të komentuara në “BBVIP”, tashë edhe për shkak të lajmeve se banorja ka qenë e martuar me një italian.

Ka qenë deklarata e gazetares Paloma, e cila tregoi se Egla ka qenë e martuar me një burr që quhet Françesko.

Megjithatë, së fundmi vëllai i Eglës, Beso në një lidhje telefonike për emisionin “Shqipëria Live” ka zbuluar se si qëndron e vërteta për jetën personale të motrës së tij.

Ai tha se vite më parë Egla mbase është martuar me një mik italian për të siguruar letrat gjatë kohës që ajo jetonte atje, në mënyrë që të zhvillonte karrierën e saj si aktore në Itali.

Beso: Egla nuk është e martuar, për të fituar letrat në Itali mbase ka qenë në martesë fiktive nuk jam shumë i sigurt po nuk është e martuar, një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë, unë e di që motrën e kam të pamartuar. Nuk e di si figuron në gjendje civile, por e di që nuk është e martuar

Pyetje: Paloma ish-banorja e BBV ka thënë se është e martuar me një italian me emrin Françesko.

Beso: Po është e saktë, Francesko më kujtohet është një mik i ngushtë. Në fillimet e saj kur ka shkuar në Itali për tu futur në teatër, për të filluar letrat aty.

Përsa i përket lajmeve se motra e tij është në një lidhje me një shqiptar jashtë shtëpisë së “BBVIP”, Beso tha: “Me sinqeritetin më të madh do ishte injorancë e madhe që vëllai nuk do dinte diçka, por jemi njerëz të lirë të themi çfarë duam e të aludojnë…”, duke i hedhur poshtë aludimet për aktoren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here