Debatet kanë nisur edhe tek ‘Ferma VIP’. Disa nga fermerët teksa po qëndronin në verandë janë ankuar për sjelljen e Valerit. Ditea është revoltuar ndaj tij, ku është shprehur se ajo nuk ndodhet aty për t’u gjykuar.
Të njëjtin mendim me të ka ndarë edhe Flori, i cili është shprehur se sjellja e tij është bërë e padurueshme.
Ditea: Ai nuk është normal. Unë jam mësuar se çfarë lloj specie është Valeri, por u mërzita sepse unë dhe Artemisa e pyetëm atë pse kishte shumë kashtë tek dhia.
Flori: Gabim. Pse smë thirre mua?
Ditea: Të thirrëm ty dhe Valerin sepse ai ishte dhe turni i dytë. Kjo nuk është normale, unë nuk kam ardhur këtu për t’u gjykuar nga Valeri.
Flori: Më vjen mirë nga kjo situatë sepse ai s’ka çfarë bën më. Të gjithë po i bëjnë punët e fermës.