“Vëllai” i Heidi Baçit konkurrenti më i ri i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj ka dy fjalë për Romeon!

0
232

Banori më i ri i “Big Brother VIP” dhe Heidi Baçi, Lidi janë në një mision sekret nga “Vëllai i Madh”. Dyshja duhet të bindin banorët se ata janë vëlla e motër, Heidi do t’i duhet ta mbajë sekret deri të shtunën dhe të mos zbulojë që në fakt Lidin as nuk e njeh, por është thjesht një konkurrent.

Për ta bërë më të besueshme, Lidi është takuar edhe me partnerin e saj Romeo Veshaj, ku ky i fundit fillimisht u shfaq mosbesues, por më pas e priti mirë “kunatin e tij”.

Në lidhje me këtë mision, së fundmi ka reaguar edhe binjaku i Romeos, Donald Veshaj.

Teksa ka postuar në InstaStory një video të vëllait duke folur me “kunatin” e tij, aktori shkruan: “Ooooo pa gjummmmm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here