Hapet televotimi, ja se çfarë vendoset për fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit, kush do rikthehet?

0
91

Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do e vendosë publiku.

Big Brother ka hapur një televotim se kë nga banorët e përjashtuar doni të riktheni dhe do të zgjidhen dy më të votuarit.

“Vëllai Madh jep publikut në dorë fatin tuaj. Të tre jeni të skualifikuar nga loja, por publiku do të vendosë të kthejë dy prej jush deri të shtunën brenda shtëpisë për të vazhduar rrugëtimin, njëri do vijë me mua të shtunën. Televotimi që do të hap është kë doni të ktheni në shtëpi mes Ilnisës Meritonit dhe Eglës”-tha moderatori Ledjon Liço.

“Faleminderit për mëshirën që i ngelet në dorë publikut kush do të vazhdojë. Unë do doja të vazhdoja. Doja t’i thoja mamit që jam mirë”-tha Egla.

“Të tre ju keni qenë personazhe shumë të rëndësishëm të këtij edicioni dhe me keqardhje do më duhet të pres njërin prej jush në studio. Këtë rast shfrytëzojeni për t’i dhënë një shansin njeri tjetrit”-tha Ledjoni.

Ledjoni njoftoi po ashtu se nëse banorët e tjerë do të komunikojnë me dhomën e bardhë, do të kalojë në nominim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here