Egla Ceno ende në shtëpi? E papritura në “Big Brother VIP”

0
169

Egla Ceno u skualifikua një ditë më parë nga “Big Brother VIP 3”, por një promo e publikuar në faqen zyrtare të reality show-t na tregon se aktorja është ende në shtëpi.

Ajo ndodhet e izoluar në një dhomë brenda shtëpisë më të ndjekur të momentin. Por se çfarë do të ndodhë në vazhdim, duhet të presim të martën në mbrëmje, në spektaklin e radhës nën drejtimin e Ledion Liços.

Egla u skualifikua pas incidenteve me Meritonin, ku i hodhi alkool në fytyrë. Ndërkohë, një vendim pritet të merret edhe për Ilnisën e Meritonin, si personat që e provokuan banoren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here