Gazetari Eni Shehu ka treguar një situatë jo të këndshme që ndodhur në hapat e para të karrierës së tij. I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Eni ka folur më shumë për kohën kur ka qenë në “Top Media” në programin “Select” prej të cilit u largua në vitin 2006. Gazetari rrëfen se që prej asaj kohe marrëdhëniet më të vështira i ka pasur me moderatoren Arbana Osmani, së cilës iu referua me termin “shtrigë”.
Eni Shehu tregoi se Arbana i ka “nxirë jetën” dhe gjithnjë moderatorja me kolegët është treguar politikisht korrekte, gjë që nuk i shkon aspak natyrës së Enit, sipas asaj që ai vetë tregon.
Eni Shehu: Tani unë nuk e di te them për këtë kohë apo atëherë, t’ia jap përcaktimet që kemi dëgjuar në Big Brother për shembull? Atëherë, shtrigë. Tani, e aftë, e suksesshme. Ta nxinte jetën sepse edhe unë ia nxija jetën.
Aulona Musta: Ishe ti shtrigani domethënë?
Eni Shehu: Patjetër.
Aulona Musta: Keni pasur marrëdhënie shumë të mirë?
Eni Shehu: Jo, s’kemi pasur marrëdhënie të mirë. Më vonë, kam përshtypjen se Arbana është ajo që është politikisht korrekte me kolegët, kurse mua kjo pjesë nuk më pëlqen, tani ose je mirë me mua, ose s’mund të jesh politikisht korrekte.
Aulona Musta: Flisni?
Eni Shehu: Po për ca të flasim, për paninet?
Më tej ka shtuar: “Po patjetër, unë kam respekt për punën e saj. Nuk ka nevojë që unë të flas për sukseset e Arbanës, por…”
Aulona Musta: Në planin njerëzor po thua…
Eni Shehu: Në atë kohë po, nuk është se më ka mbështetur shumë.
Aulona Musta: Prandaj ke ikur nga Top-i ti?
Eni Shehu: Hë mi Arbana?