Këngëtari Luiz Ejlli po flitet qe ende nuk i ka mbllur problemet me drejtësinë. Ditën e sotme është shtyrë seanca ndaj Luizit i cili akuzohet për falsifikim, gjatë kohës kur ka ushtruar profesionin e avokatit në një zyrë noterie.
Pasi nuk kishte reagim nga ana e tij deri më tani, duket që këngëtari ka zgjedhur një mënyrë tjetër të kthejë përgjigjje.
I njohur për humorin e tij të veçantë e ndonjëherë edhe pikant, Luiz Ejlli publikon një video në InstaStory, ku shihet duke hipur në makine të policisë.
Në këtë video, Luizi shihet duke u afruar në makinen në të cilën shkruan “Policia e Shtetit”, hipën brenda, dhe largohet duke e vozitur.