Juli dhe Romeo shohin thumbat mes vëllezërve të tyre jashtë, ja si reagojnë

0
55
Jul Deda dhe Romeo Veshaj

Sfida e radhës për banorët e “BBV3” nga Vëllai i Madh konsiston në shikimin e disa videove në ekran, ku banorët do të njihen me disa nga reagimet jashtë. Por ata nuk duhet të reagojnë fare kur videot të shfaqen në ekran.

Pamjet e para që janë shfaqur kanë qenë lajmet ku shihet përplasja dhe thumbat mes Donald Veshaj dhe Mario Dedës në rrjete sociale për lojën dhe debatet mes dy banorëve në shtëpi.

Ky reagim i tyre erdhi pas debatit të letrave anonime ku Donaldi donte të dinte kush i ka shkruar, ndërsa Juli thoshte s’dua ta di.

Romeo dhe Juli janë munduar të mos reagojnë në lidhje me lajmin e shfaqur, ndërkohë që disa banorë tjerë kanë filluar të këndojnë në mënyrë që të mos komentojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here