Plani “djallëzor”/ I nxori në nominim, Romeo dhe Elvisi ‘hakmerren’ ndaj Gracianos

0
93
Elvis Myrta dhe Graciano Tagani

Pas debateve dhe përplasjeve të shumta përgjatë këtyre ditëve, të shoqëruara me epitete nga më të ndryshmet për njëri tjetrin si; ushtar, hienë, gjarpër, apo edhe fjalë të ashpra si “s’je burrë”, “frikacak”, Elvisi dhe Romeo kanë vendosur që mërinë ndaj Gracianos ta çojnë në stadin tjetër; ‘hakmarrje’.

Të hatërmbetur nga nominimi përmes Kutisë së Pandorës dhe Heidin me që nuk prish terezi, çunat duket se e kanë marrë personale me Gracianon, duke thurur ‘aty për aty’ disa plane përgjatë natës për t’i vënë nën zbatim ndaj balerinit, i cili ndodhej në gjumë.

Gjithçka ka startuar me dy banane të vendosura nga Elvisi mbi kokën e krevatit të Gracianos, të cilat pas sheqerit ishin paramenduar si një surprizë speciale në mëngjes.

Më pas, dyshja është larguar duke marrë me vete kënaqësinë e momentit për trukun e realizuar, ndërsa Romeo i shqetësuar i thotë Elvisit: “Se mos lëviz krevatin (Graciano gjatë natës) dhe i bie në kokë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here