Ilnisa dhe Meritoni në momente intime poshtë çarçafit

0
50
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiq

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë shndërruar tashmë në banorët më të komentuar të këtij edicioni të  “Big Brother VIP”.

Dyshja e cila janë në fillimet e një romance po e shijojnë qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet me njëri-tjetrin.

Së fundmi teksa ndodheshin në shtrat së bashku, çifti janë mbuluar me çarçaf dhe kanë shkëmbyer puthje në buzë, ndërsa gazetarja duke qeshur i ka kërkuar atij që të gatuajnë bashkë.

“Hajde bëjmë lakror”- tha Meritoni, ndërsa Ilnisa u shpreh: “Hajde të gatuajmë bashkë, e kam seriozisht nuk po tallem”.

Kujtojmë që disa ditë më parë dyshja u martuan me një dasmë tradicionale shqiptare në “Big Brother VIP”, ku shkëmbyen puthjen e parë me njëri-tjetrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here