“Dua të fitojë sot” Sara flet për marrëdhënien e lënë pezull me boksierin: Është shumë karakter dominant, alpha, i fortë

0
400

Gjatë një bisede me Erjolën në oborr, Sara ka rrëfyer për lidhjen e lënë pezull jashtë me boksierin Jurgen Uldedaj. 

Nuk ka humbur asnjëherë, humbi një ndeshje kur ne kishim probleme bashkë, por dua të fitojë sot. Jam pak si në siklet, sepse thjesht dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën. Çdo ditë që paraprinte, më shumë po bija emocionalisht.

S’e di a e ke parë që këto ditë mbaj një kryq në dorë, ma ka dhuruar ai kur u pagëzova në verë dhe është diçka formale fetare. Kur u futa këtu më tha “do bëj abonim të të ndjek” dhe kam frikë se ndjehet keq e mos humb.

Kam nevojë të dëgjoj fjalën e tij, por kurrsesi nuk i ngatërroj të dyja gjërat. Kam arritur ta njoh si njeri, ta dua si njeri. Kam ndarë bukën me të, kam fjetur me të. Halle, gëzime, çdo gjë bashkë i kemi kaluar.

E mbaj shumë lart në mendimet e mia. Nuk e urrej apo përçmoj. Ngaqë e kam aty lart atë, kam edhe familjen e tij. Vetëm paqartësia më vret, sepse ai i shikon të gjitha…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here