Argjira reagon e shokuar për fyerjet e Eglës ndaj Gracianos

0
160
Egla Ceno, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani

Partnerja e Gracianos, Argjira ka reaguar lidhur me debatin që ndodhi mbrëmjen e sotme mes balerinit dhe Eglës, ku kjo e fundit e ofendoi me etiketime të pahijshme.

“Je i bardhë komplet me sy të zgurdulluar! Një qenie monstruoze!”, iu drejtua Egla ndër të tjera.

Në një postim në Instagram,  krahas videos së debatit të dyshes, Argjira ka shkruar: “A është normale kjo? Pa fjalë!!!!”

Graciano dukej i prekur nga komenti i rëndë i Eglës, ndërsa vlen të theksojmë se dy banorët kanë patur përplasje të shpeshta me njëri-tjetrin brenda shtëpisë. Zanafilla kanë qenë ‘të mbathurat’ nga meshkujt dhe trafiku në tualet, që aktorja duket se i paska shumë problem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here