“Ti përdor veten në mënyrë të neveritshme…”/ Erjola dhe Ilnisa debatojnë ashpër: Mbylle, hipokrite

0
81

Ndonëse në fillim u pa se shkonin mirë në shoqëri të njëra-tjetrës në shtëpi, Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli kanë patur mbrëmjen e djeshme një debat shumë të ashpër, ku nuk kanë munguar dhe ofendimet.

Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Erjola i drejtohet Ilnisës me tone të larta duke i thënë se nuk i pëlqen aspak sjellja e saj dhe nuk do të ketë praninë e saj në shtëpi.

Kaq ka mjaftuar që mes vajzave të nisin ofendimet, ku Ilnisa i është kthyer me fjalën ‘hipokrite’ Erjolës. Debati ka ndodhur në prani të banorëve të tjerë të cilët janë përpjekur t’i qetësojnë por pa u përfshirë në diskutimin mes tyre.

Pjesë nga debati:

Erjola: Ty të shëmton sjellja jote

Ilnisa: Ti mbylle se më the zhduku

Erjola: Mbylle nuk më thua ti mua, normalisht që të them zhduku

Ilnisa: Nuk më zhduk dot ti mua, as ti dhe as 100 si ty, hipokrite

Erjola: Hipokrite je vetë

Ilnisa: Erdhe këtu me lloj-lloj skemash

Erjola: S’kema bën ti në kokën tënde

Ilnisa: Avash mos me prek mua me dorë

Erjola: Viktimizohu i çik

Ilnisa: Mos e bëj më atë gjest

Erjola: Shko qaj tani te dhoma e rrëfimit

Ilnisa: Ça të bëj, të shkoj të qaj? Po nëse qaj unë, vajmedet ça bën ti.

Erjola: Ti je aktore, Egla e ka profesion por ti…

Ilnisa: Super hipokrite

Erjola: A i thërret vetes në emër

Ilnisa: Vetëm hipokrite nuk jam. 100 si ti nuk më trembin

Erjola: S’ka 100 si unë, ishalla s’ka 100 si ti se bota do ishte vajmedet

Ilnisa: Nëse ka një person më hipokrit në këtë shtëpi, je ti

Erjola: Unë u konfrontova me Eglën për ty duke menduar se marrëdhënia është e ndërsjelltë, por ti do të bësh edukatoren me nxënësit. Nuk jam nxënësja jote. Në momentin që ngre tonet me mua nuk të flas qetë, ta kthej me të njëjtën monedhë. Ti ke frikë me i thënë gjërat në sy se je mësuar me i përdor gocat si lodrat e tua

Ilnisa: Nuk kam nevojë të përdor njeri unë o Erjola, as veten nuk e përdor siç ti përdor vetën në mënyrën më të neveritshme dhe më të ulët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here