Sara: Ilnisa gjatë javës më shtrihet në shtrat, kur vjen Prime bëhet kuçedër

0
45
Sara Gjordeni

Sara dhe Ilnisa janë dy nga banoret të cilat e kanë shprehur përmes debateve të shpeshta se janë kundërshtare në lojë. Kjo e fundit mendon se lidhja e saj me Bardhin është e gjitha në kuadër të lojës, një taktikë që po e përdor për t’i shpëtuar nominimeve.

Vajzat kanë debatuar në fund të spektaklit të djeshëm dhe mëngjesin e sotëm, ndërsa në një moment teksa ishte duke biseduar në dhomën e grimit me Riken, Sara shprehet se Ilnisa po shtiret dhe nuk po bën lojë të drejtë pasi siç tregon ajo gjatë javës ‘i futet në krevat’ ndërsa në ‘Prime’ e vë në qendër te debateve. Sara nuk ngurroi t’i vendoste dhe një epitet ofendues duke e quajtur ‘kuçedër’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here