Mozzik kujdeset për Hanën, po për Loredanën kush kujdeset?!

Loredana dhe Mozzik po bëjnë tashmë disa muaj të ndarë. Pas një serie akuzash reciproke, postimesh me kunja e madje dhe këngë dedikuar njëri-tjetrit se çifti duket  ka ngritur flamurin e bardhë të paqes.

Loredana po na bën të dyshojmë se ka filluar të dalë me dikë tjetër, ndërkohë që ende nuk dihet nëse kupidi ka  goditur në shenjë edhe tek Mozziku.

Gjithsesi, sot teksa Mozzik-u i mësonte vajzës së tyre fjalën “baba”, Loredana ka shkrepur disa foto në Londër dhe gjejeni pak se me kë ka qenë? Me reperin Zuna.

Loredana dhe reperi Zuna, mund të jenë në një marrëdhënie, pavarësisht se nuk është konfirmuar ende zyrtarisht me ndonjë foto Instagrami.

Dyshja u pa bashkë disa ditë më parë në një aeroport në Zvicër. Ndërsa sot, të dy kanë hedhur foto në instastory, që dyshojmë se janë bërë në të njëjtin ambient në Londër.

Nuk dihet ende nëse janë bashkë, apo ka ndonjë bashkëpunim mes dy këngëtarëve.

Gjithsesi presim të shohim nëse do të ketë ndonjë konfirmim nga ana e Loredanës, e cila herë pas here përmes postimeve thumbuese na ka bërë të mendojmë se mbase mund të ketë filluar një lidhje të re dashurie, pas ndarjes nga Mozzik.

Nuk do ta besoni se si duket Loredana me “look”-un e ri…

Reperja është shfaqur gjithmonë me modelin e preferuar të flokëve bjond të drejtë dhe make-up-in e rëndë dhe buzët me penel ngjyrë kafe. Më pas, reperja vendosi të ndryshojë prerjen e flokëve, duke i shkurtuar ato, veçse gjithmonë u ka qëndruar besnike flokëve bjondë.

Së fundmi, pas ndarjes me reperin Mozzik, ajo me sa duket ka vendosur të na shfaqet me një “look” të ri. Pak më parë, nëpërmjet disa postimeve të saj në InstaStory, Loredana na tregon se si duket; vihen re flokët e gjatë, me onde dhe baluke.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ajo dhe reperi Zuna, i suksesshëm në Gjermani, nëpërmjet disa fotove në Instagram lanë të kuptohej se janë në një lidhje, por deri tani asgjë zyrtare nga dyshja. Sigurisht që do të donim të ndanim me ju këtë risi të këngëtares.

Lajme të reja nga fronti i perëndimit…

Loredana nguc Mozzik-un. Ky i fundit, herë pas here, ngacmon ish-partneren e tij me tekstet e këngëve që bën. Dhe, pikërisht për këtë, sikurse është shndërruar në lojë, Loredana po i kthen reston.

Ja çfarë ka vendosur të publikojë në  story-n e saj në Instagram:“Kur ish i dashuri ka një të dashur të re dhe ajo ngjan fiks si ty”. Nuk është gjë tjetër veçse një lojëz që Loredana e ka gjetur në një faqe instagrami gjermane dhe për të cilën po flasin të gjithë, madje edhe emra të rëndësishëm të showbiz-it

Sigurisht që çifti tashmë nuk lë askënd indiferent.

loredana

Kë po “thumbon” Mozzik-u me “E ki emrin lakmitare”

“Lufta” mes Loredanës dhe Mozzik-ut nuk ka të ndalur. Disa javë më parë, në një intervistë për emisionin `NIN´ , ajo u shpreh se ndarja e tyre nuk ishte për marketing dhe se kishte ardhur si pasojë e stresit.

“Duhet të ndodhin shumë gjëra që dy njerëz të ndahen. Te ne nuk kanë ndodhur aq gjëra sa të kishim arsye për t’u ndarë. Ka qenë problemi që të dy kemi qenë shumë të stresuar. Nuk kemi pasur shumë grindje, edhe pse kemi punuar bashkë”, deklaroi ajo disa javë më parë.

Pas kësaj deklarate të Loredanës,  Mozzik nuk qe aspak i qetë, ai reagon përmes postimeve në instagram.  Në një seri me story, Mozzik ka sulmuar  Loredanën, duke  thënë se kjo e fundit po përdorte vajzën e tyre për t’u viktimizuar.

“Ti je nënë dhe një nëne nuk i ka hije të gënjejë, sepse është ligësi. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë”, është shprehur reperi.

Pas këtij pohimi, duket se gjërat mes  çiftit ranë disi në qetësi. Mozzik-u  takoi të bijën, si dhe publikoi foto me të. Mirëpo teksa shohim tekstin e këngës së re të tij, në bashkëpunim me Tynën, na lindi dyshimi se mos ndoshta teksti është “thumbim” për ish-partneren, pasi në pjesën e parë të këngës thuhet:

“Lakmitare, ke menu qe dashnia o veç pare

Ke menu qe dashnia o hajgare, ti e ki emrin “lakmitare

Uh lakmitare ke menu që dashnia o veç pare

Ke menu që dashnia o hajgare, ti e ki emrin lakmitare”