Angazhimet e kanë larguar nga familja, Arbër Hajdari: Vajza më pret zgjuar pasi mbaron BBV3

0
69
Arbër Hajdari

Opinionisti i Big Brother Vip 3 Arbër Hajdari ka folur për angazhimin e tij televiziv duke thënë se i merr shumë kohë dhe është i vështirë.

Ai ka treguar se nuk i mbetet shumë kohë për familjen dhe se mbi të gjitha i mungon vajza e tij e vogël.

Madje opinionisti ka treguar se vajza e vogël e pret gjithmonë zgjuar deri kur mbaron shfaqja e të martës dhe të premtes.

“Angazhimi në BBV3 është goxha e vështirë, kërkon që pjesë të mirë të kohës t’ja dedikosh këtij programi jo vetëm kur je në transmetim, por dhe jashtë tij, për të ndjekur situatat, dinamikat, sidomos në këtë Big, që 23 ditë më duken si 3 ditë për shkak të dinamikave dhe debateve. Përpara se të pranoja ftesën si opinionist i BBV kisha një lloj tundimi për të marrë pjesë në program sepse të gjithë ata që janë bërë prindër, të duket sikur po fajëson veten, për një pjesë të madhe të kohës që ti duhet të jesh larg fëmijës e bashkëshortes, që për hir të vërtetës ka vërtet nevojë për prezencën e burrit të saj në shtëpi. Vajzën e kam nga ato që nuk duan të flenë, kështu që më pret pas spektaklit të BBV”, ka thënë Hajdari për Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here