Në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” dinamikat janë të pafundme. Por përveç konflikteve dhe zënkave aty ka edhe momente të bukura dhe qesharake. I tillë është rasti i Sarës dhe Gazit mbrëmë, ku të dy ishin ulur në dhomën e ndenjes dhe po flisnin rreth lojës. Por në një moment teksa Sara po fliste, Gazin e ka zënë gjumi.
Sara: Nuk kam nevojë të bëj thashetheme, thjesht i thashë Artës të rishikojë këtë gjënë që po bën, sepse edhe ti e ke bërë por s’ma ke bërë mua me tendencë për marketing të keq, ku di unë se ça më tha. Shikoje se ndoshta as ai nuk t’a ka bërë me tendencë, kaq ishte thelbi i asaj që po luftoja unë”.
Këtu ndërhyn Gazi, i cili thotë: Ndoshta është tjetër gjë”, e sapo tha këto fjalë ai mbyll sytë dhe fle.