Moderatorja Kiara Tito dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Luiz Ejlli një muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, në jetë erdhi vajza e tyre Luna Mari Ejlli.
Ditën e sotme Kiara ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët shumë kuriozë për të ditur më shumë e kanë pyetur moderatoren rreth përjetimeve të shtatzënisë.
“Në cilën javë e zbulove gjininë e Lunës dhe çfarë ndjesie kishte se do ishte gjinia?” e pyeti një ndër fansat.
Ndërsa Kiara u shpreh se gjithmonë e ka pasur ëndërr të ketë një vajzë, duke treguar që nuk do ta harrojë kurrë momentin e gender reveal, kur pa tymin rozë.
“Gjatë gjithë jetës time kam ëndërruar të kem një vajzë. Kam bërë nipt test dhe kur ka ardhur përgjigja, u detyrova të bëja sa më shpejt gender reveal se nuk më pritej. Pastaj momenti kur pash tymin rozë nuk mund ta harroj kurrë”– u shpreh Kiara.