Çiljeta Xhilaga flet për djalin e Albanit: Ka një fytyrë engjëlli, është kopja e mamit të vet

0
209

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka shfaqur shpesh herë dëshirën e saj për të zgjeruar familjen. Përveç dy djemve, Fernando dhe Beko ajo ka thënë se do të dëshironte që të kishte në jetë edhe një vajzë, që të shërbente si urë lidhëse mes dy vëllezërve.

Por Çili ka shprehur edhe një tjetër dëshirë të saj, duke thënë se ka ëndërr që të birësojë një fëmijë, dhe me shpresën tek Zoti, ajo thotë se do e realizojë së shpejti.

“Unë të kisha një motër, një vëlla do kisha gjithë botën sot. Janë ca gjëra që vijnë nga brenda. Kur e do personin që ke në krah, do ja duash edhe fëmijën. Por edhe pa e dashur personin që ke në krah, një nga dëshirat e mia është të birësoj fëmijë dhe do e bëj në një të ardhme, ishalla ma bën zoti risk”, tha këngëtarja.

Po ashtu këngëtarja tregoi edhe për djalin e saj Fernandon, duke theksuar se i ngjan babait të vet.

“Është kopja e babës së vet nuk më ngjan fare mua. Në tipare, faqe, buzë e hundë janë njësoj. Po të tregoj foto kur të dalim jashtë, do thuash e ka nxjerrë nga hundët, nuk ka mundësi të ngjajë kaq shumë. Edhe bebe po ti shikosh në foto, nuk i dallon dot kush është njëri e kush është tjetri”, tha Çiljeta.

Çiljeta më tej ka folur edhe për djalin e Albanit, Bekon, për të cilin tha se i ngjan nënës së vet dhe ka një fytyrë engjëllore.

“Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë. I qeshin sytë. Do të dalim, do u ftojmë të gjithëve në shtëpi dhe do i njihni çunat e mi”, shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here