Si e mori vesh lajmin e shtatzënisë? Kledi Hysa flet për herë të parë për lidhjen me Evi Reçin

0
178

Në një rrëfim mes emocionesh, Kledi Hysa ka rrëfyer në “Ftesë në 5” gjithë përjetimet e momentit më të bukur në jetë, së bashku me partneren e tij, Evi Reçi.

Ish-banori i “Big Brother VIP1”, ka treguar gjithë historinë e njohjes me këngëtaren e njohur, me të cilën është takuar në një festë të Eraldo Rexhos.

Kledi pohoi se marrëdhënia është ndërtuar gradualisht dhe rrëfeu se puthjen e parë e ka dhënë në det. Ish-banori tregoi se lajmin e shtatzënisë e mori vesh përmes një testi, të cilin e mendoi si test Covidi. Ky moment e gjeti të ngrirë.

Më pas Hysa shtoi se nepset e shtatzënisë i ka zgjidhur me mamanë e Evit, ndërsa momentin pas ardhjes në jetë të fëmijës do të zhvendoset në Shqipëri pranë të dashurës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here