Spektakli i sotëm pritet të ketë shumë surpriza. Temat më të diskutuara gjatë javës priten të marrin shpjegim.
Aktorja Egla Ceno u s’kualifikua nga shtëpia pas debateve dhe veprimit me gotën e verës kundrejt Meriton Mjekiqit.
Një video e postuar nga faqja e “Big Brother” ka lënë të kuptohet se Egla është në një dhomë e vetëm e shkëputur nga banorët e tjerë.
Vetëm disa orë pas këtij lajmi aktorja u filmua duke ecur në rrugët e Tiranës.
Se ku është Egla dhe çfarë do të ndodhë me të do të merret vesh sonte gjithashtu dhe vendimi për rikthimin apo jo të banores.
Me sa behët e ditur në faqen zyrtare të “Big Brother” një misioni sekret për Heidit përfshin edhe banorin e ri të BBV.
Kujtojmë që ky personash u shfaq në “funclub” me maskë duke mos e treguar fytyrën.
Çfarë dënimi do kenë Ilnisa dhe Meritoni, të cilët ishin të përfshirë në debatin ku u përjashtua Egla Ceno.