E Papritur! Fjoralba Ponari shpërthen në lot dhe ndërpret emisionin

0
215

Albano Bogdo, një prej konkurrentëve të formatit ‘Ferma VIP’, në ‘Prime-n’ e djeshëm ka rrëfyer një histori prekse të jetës së tij që ka përlotur të gjithë konkurrentët e tjerë dhe jo vetëm.

Albano Bogdo ka treguar se prindërit e tij janë ndarë dhe se pas 10 viteve ai është takuar me babain e tij kur ndodhej në Milano për një koncert.

Pas Albanos ka qenë Bes Kallaku i cili ka recituar një poezi për nënën, gjë që bëri dhe moderatoren e emisionit Fjoralba Ponarin të përlotej.

Emocionet ishin aq të forta dhe të papërshkrueshme sa moderatores i është dashur të ndërpresë emisionin për pak momente.

“Ia kam ndjerë mungesën babait por nuk e kam shprehur asnjëherë. Armiku më i madh që kam pasur ishte ai. Një dite e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri tjetrin. Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite qe nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”, ka rrëfyer ndër të tjera Albano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here