Krisja në marrëdhënien e Lumbardhit dhe Kaderit, u komentua gjatë kudo nëpër rrjet. Por nuk zgjati shumë dhe dyshja u kthye përsëri në krahë të njëri-tjetrit dhe këtë gjë e kanë treguar herë pas here me postimet e tyre në rrjete sociale.
Mbrëmjen e djeshme, Lumbardhi ka krijuar një pyetësor në llogarinë personale të Instagramit të tij teksa ka marrë pyetje të ndryshme prej ndjekësve.Një prej tyre ishte edhe: “A jeni rregulluar me Kaderin se na kanë lodhur në internet që jeni prishur”
Dhe për këtë Lumbardhi thotë: Ku ka dashni, ka gjithmonë vend për gjuhë të përbashkët dhe ribashkim. E kemi pasur një fazë jo të lehtë por ne jemi super me njëri-tjetrin, kjo ka rëndësi.