Çfarë ndodhi? Romeo Veshaj dhe Ledion Liço ‘zhdukin’ njëri-tjetrin nga rrjete sociale

0
188

Aktori Romeo Veshaj u “zhduk” nga çdo aktivitet pas finales së “Big Brother VIP”, ku Egla Ceno u shpall fituesja e çmimit të madh.

Romeo zuri vendin e tretë dhe mesa duket ky pozicion nuk i ka pëlqyer aspak ish-konkurrentit.

Ish-konkurrenti nuk mori pjesë as në festën e organizuar pas mbarimit të reality show-t dhe as në “Post Big Brother”, duke e “braktisur” edhe të dashurën e tij, Heidi Baçi, ndërsa në rrjet qarkulluan lajme se aktori ka hatërmbetje me produksionin për shkak të çmimit të madh.

Ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ana e Romeos, ajo që vihet re është që pas daljes nga shtëpia, aktori nuk ndjek më në Instagram moderatorin e spektaklit, Ledion Liçon.

Nga ana tjetër as Ledioni nuk e ka “follow” Romeon në  Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here