Graciano Tagani i jep informacione nga jashtë “BBV” Romeo Veshajt, a do ketë zarf të zi për balerinin?

0
173

Balerini Graciano Tagani i ka dhënë informacione nga jashtë “BBV” aktorit Romeo Veshaj.

Gjatë një bisede konkurrenti i tha këtij të fundit se ndonëse ka mbështetje të madhe nga njerëzit e famshëm jashtë përsëri nuk është në nivelin e lojës ku duhet të ishte.

“Po më jep informacion nga jashtë?” e pyeti Romeo, megjithëse Graciano e anashkaloi situatën duke i thënë që e kishte për vëllain e aktorit, Donald Veshaj dhe partneren e tij Bora Zemani.

“Edhe ti nusen e famshme e ke”, iu drejtua Romeo, ndërsa balerini i tha që Argjira Spanca është një njeri duke shtuar se aktori ka pas një kompani që e mbështesin.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Ke një suport nga njerëzit jashtë që i ke të famshëm dhe prap sje atje ku je. A e kupton ti?

Romeo: Po më jep informacion nga jashtë?

Graciano: Jojo

Romeo: Kam suport nga njerëzit e famshëm që janë jashtë

Graciano: Po është Bora dhe Donaldi

Romeo: Është vëllai im more

Graciano: Po, dhe ku është informacioni këtu? Se di ti këtë?

Romeo: Edhe ti nusen e famshme e ke

Graciano: Po të famshme e kam, por ti ke kompani

Kujtojmë që disa javë pas eleminimit, Graciano u rifut sërish në shtëpinë e “BBV” duke vazhduar garën për të fituar çmimin e madh, megjithëse nëse do ti tregonte banorëve informacione nga jashtë, balerini menjëherë do të largohej nga ky reality show.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here