“Më ka lënduar shumë. Më shikon në sy dhe…”/ Egla Ceno flet për Heidi Bacin: Mendon se po më ulën apo çfarë?

0
173

Aktorja Egla Ceno ndihet e mërzitur me Heidi Baçin, e cila pas krisjes së miqësisë së tyre ka vendosur që mos të flasë me banoren.

E lënduar nga veprimi i konkurrentes, gjatë një bisede me Graciano Taganin, Egla tha se edhe nëse shoqëria e Heidit të ishte qenë gënjeshtër, kjo e fundit duhet të sqarohej me të.

“Më ka mërzitur shumë ajo vajza, shumë. Qoftë edhe nëse “fake” ta kishte pasur të gjithë historinë, për respekt duhet të ndalonte dhe të sqarohej me mua. Mua po më lëndon më shumë gjëja që po bën sesa gjithë gjëja që ka bërë. Pse bën kështu?” tha Egla.

“Çuditem, ka fillluar strategjia”- u shpreh balerini.

Nga ana tjetër, aktorja e çuditur nga gjesti i Heidit tha se banorja e ka shikuar në sy kur ajo po fliste dhe nuk i ka kthyer përgjigje, duke u munduar që ta ulë atë.

“Mos të më shikojë mua në sy ajo dhe mos të më japë përgjigje kur flas! Më paska respektuar shumë. Çfarë mendon se po bën kur bën ashtu? Mendon se më ulën apo çfarë?“- tha Egla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here