“Juli është i joshur nga Heidi”! Julia Ilirjani habit me deklaratën, Visjan Ukcenaj e kundërshton: Ai është i dashuruar me bashkëshorten e tij…

0
263

Julia Iliriani ditën e sotme ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”, dhe lojës që po bëjnë banorët që janë brenda shtëpisë.

E teksa u pyet nga moderatori Salsano Rrapi mbi deklaratën për Julian Dedën (A je i joshur nga Heidi?) që bëri bujë në median rozë, aktorja u shpreh se nuk është aspak e çuditshme që një djalë 40 vjeç të jetë i joshur nga një 25-vjeçare.

Nga ana tjetër miku i Julit, Visjan Ukcenaj tha që kjo gjë i duket e tepërt sepse aktori është i dashuruar me bashkështorten e tij, ndërsa Julia tha se të jesh i joshur me tradhtarë ka një ndryshim dhe ai është veprimi, gjë që Juli nuk e ka bërë.

Pjesë nga intervista:

Salsano: Ti i ke thënë Julit që e ke qef Heidin apo jo?

Julia: Unë i kam thënë Julit: “A je i joshtur prej Heidit”? Dhe e kam parë që edhe jashtë kishte bërë bujë të madhe kjo gjë. Pse duket kaq e çuditshme që një burrë 40 e sa vjeç të jetë i joshur nga një vajzë 25-veçare që qesh në shtëpi?

Visjani: Nuk ka asgjë të çuditshme, por mendoj që në pozicionin e Julit është pak e tepërt ndoshta, sepse ai është i dashuruar me bashkëshorten e tij dhe nuk ka shfaqur shenja…

Julia: Jo unë e kam shpjeguar edhe atje që të jesh i joshur nuk do të thotë që je tradhtarë apo që nuk do famijen tënde. Sepse ndryshimi nga ai i tradhtarit nga ai i të jesh i joshur e bën veprimi pastaj. Unë nuk kam parë që Juli ka bërë ndonjë veprim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here