Aktorja Margarita Xhepa feston 90-vjetorin!

0
126

Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, feston këtë të martë 90-vjetorin e lindjes.

Aktorja ka lindur më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej nga edhe ka filluar të hedhë hapat e parë drejt karrierës së saj.Talentin për aktrim ia ka zbuluar nëna e saj, qysh kur Margarita Xhepa ishte në klasat fillore.

Ajo ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve janë: Majlinda te filmi “Majlinda”, Dafina te “Lumi i Vdekur”, Filja te “Cuca e Maleve”, Zonja Mëmë te “Kush e solli Doruntinën”, Nëna te “Përballë Vetes” etj.

Ndërsa në rolet e dramaturgjisë botërore, ajo interpretoi role si Ofelia te “Hamleti”, vajza e dytë te “Mbreti Lir”, dado te “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret te “Rikardi III”, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore ajo luajti rolin si: Klea te “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena te “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford te “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling te “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen te “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna te “Revizori” (Gogol), Marsela te “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka te “Mashenka” (Afigenov), Shejla te “Morali i zonjës Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here