“Meritoni dhe Ilnisa nëse do të përndiqnin dikë…”/ Vëllai i Julit ka dy fjalë për skualifikimin e Eglës nga BBV3

0
136

Mario Deda ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi lojën e vëllait të tij, Julian, në “Big Brother VIP3”. Gjithashtu ai tha edhe dy fjalë në lidhje me skualifikimin e Egla Cenos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Sipas Marios, Egla ishte lojtare shumë e fortë. Ai shtoi se “me të drejtë nuk duhet të vazhdonte një lojtar i tillë sepse do kërkonin dhe të tjerët të bënin të njëjtat gjëra”.

Gjithashtu ai përmendi edhe analizën që Juli ka bërë, ku është shprehur se ‘po të ishin jashtë, një si Egla do denoncohej”.

“Për mendimin tim Egla ishte lojtare shumë e fortë. Përjashto rastet që i tejkalonte kufijtë me të gjitha gjymtyrët. Me të drejtë nuk duhet të vazhdonte një lojtar i tillë sepse do kërkonin dhe të tjerët të bënin të njëjtat gjëra. Juli tha diçka, që po të ishin jashtë dhe një si Egla jashtë do të denoncohej, por edhe si një si Meritoni dhe Ilnisa nëse do të përndiqnin dikë siç kanë bërë ata, do denoncoheshin”, tha vëllai i Julit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here