Eduart Dedaj i përgjigjet Ori Nebiajt: Mos përdor audiencën e Big Brother për të sulmuar produksionet e tjera

0
334

Producenti Eduart Dedaj ka reaguar rreth një deklarate të Ori Nebiajt që sulmonte konkurset e bukurisë. Dedaj i kërkon përzemërsisht Orit që të mos shfrytëzojë audiencën e Big Brother Vip për të sulmuar Miss Universe. Producenti i kujton Orit se është opinoniste e një programi, ku bëjnë pjesë tre vajza të vetëshpallura misse.

“Gjëja që mu kujtua përmes këtij inserti ngaqë u nominua Françeska si Miss Londra ishte një situatë në Prime-n e shkuar të ditës së shtunë që të them të drejtën unë jam prekur shumë nga Ori Nebiaj. Jam prekur nga një koment i saj mbi programet e bukurisë mbi spektaklet e bukurisë. Dua t’i them Orit që ti je opinionistja e një programi që ke tre misse të vetëshpallura se nuk kanë konkuruar në konkurset elitare por edhe ato janë konkurse të mira dhe i respektoj.
Dua të them që nuk duhet të përdorë audiencën e një spektakli të madh siç është Big Brother për të hedhur baltë mbi produksione të tjera siç është Miss Universe që e bëj unë dhe nuk është fare e ndershme që unë në Miss Universe të hedh baltë mbi programet e tjera natën e finales që ka aidiencën makaimale. I kërkoj shumë përzemërsisht të ketë më kujdes me produksionet e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here