Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. E ndërsa priten që të bëhen prindër për herë të parë me anë të një pyetësori në Instagram, Kiara u është përgjigjur mbrëmjen e djeshme disa pyetjeve të bëra nga të gjithë ndjekësit kuriozë që duan të dinë rreth marrëdhënies së çiftit.
Pyetjet lidheshin për planet në të ardhmen, shtatzëninë, emrin e vajzës dhe BBV. Ja disa nga përgjigjet që Kiara dhe Luizi u ka dhënë fansave të saj.
Kiara sa te është rritur numri i këmbës, a po i mbath atletet e Luizit?
Kiara: Jo nuk më është rritur, se edhe ajo më duhej.
Pyetja që nuk mungon kurrë ka qenë lidhur me emrin e vajzës. Kiara thotë se nuk kanë menduar ende diçka përfundimtare. A keni menduar ndonjë emër për vajzën?Jo në Pinterest rrimë gjithë ditën dhe prapë nuk kemi gjetur diçka.
Kur do ju shohim në shtëpi të re?
Kiara: Ka dhe pak punë.
Po të mundon frymëmarrja në shtatzani?
Kiara: Po edhe mua më mundon shumë frymëmarrja, madje kam filluar natën gërhas sipas Luizit.
A ka gjasa t’i bjerë të fikët Luizit gjatë procesit të lindjes apo e përballon?
Luizi i përgjigjet me shaka duke i thënë: Do ta bëjë me operacion. Pse të më bjerë të fikët mua, ajo do të lindë, jo unë.
Më duket se në Big të ka dashur më shumë Luizi se tani jashtë.
Luizi e merr me sportivitet pyetjen e fansit dhe i përgjigjet kështu: Prandaj e lashë shtatzënë ngaqë nuk e dua.
Simptomat e para të shtatzënisë?
Kiara përgjigjet me anë të një fotoje ku thotë se ka qenë shtatzënë dhe nuk e ka ditur. E kam zbuluar pas javës së 6-të.