“Nuk e prisja”/ Santiana thyen heshtjen për raportin me Albën

0
47
Santiana Maloku dhe Alba Vukaj

Santiana Maloku, ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova” ka folur për herë të parë për krisjen në miqësinë e saj me Albën.

Ajo u shpreh e zhgënjyer se Alba nuk e ka përkrahur në asnjë moment kur ka dalë nga loja dhe madje nuk ka marrë një shpjegim për sjelljen e saj.

Santiana ndër të tjera tregon se ajo ka qenë ndër të paktët banorë që e ka përkrahur Albën në debate dhe situata ku ajo është ndjerë keq, por pas përfundimit të lojës ajo nuk e ka vlerësuar këtë gjë.

Pjesë nga deklarata:

Është e vërtetë që kam qëndruar shumë me Albën në “BBVK” dhe e kam dashur shumë si vajzë, e kam përkrahur dhe shumicën e debateve e kam bërë për të.

Unë jam një tip që kur të kam person të afërt dhe shoh që dikush po të ngacmon nuk mund të rrij pa reaguar apo pa folur.

E kam patur shoqe shumë të mirë aty brenda. Alba ka dalë para meje por unë kam rrezikuar në nominime që ajo të qëndronte dhe ajo e di shumë mirë këtë gjë.

Kur dola jashtë e kam parë që nuk më ka përkrahur në asnjë moment.

U ndjeva shumë keq. Nuk e di çfarë ka parë ajo jashtë për mua, ndoshta nuk më ka parë mirë dhe prej komenteve të publikut dhe ka vendosur mos më përkrahë.

Unë jam një njeri që nëse bota të kthehet kundër dhe unë e di se kush je ti normal që do të përkrah.

Alba nuk e ka bërë një gjë të tillë. Dhe atë natë në finale e kam takuar pak dhe jam munduar t’ja shpjegoj këtë gjë po s’ka qenë shumë e qartë.

Të nesërmen ja kam hequr ‘follow’, se nuk mund një njeri të zhduket kur unë jam shumë keq dhe kur jam mirë të më përkrahë.

Ajo e di shumë mirë çfarë kam bërë unë për të, e ka parë edhe publiku. Kam ndërhyrë në debate, jo për mua por për atë dhe ajo ishte personi i fundit që mund të prisja të ma kthente në këtë mënyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here