Këngëtarja Vesa Luma, e ftuar në “Se luan Topi”, tregoi dukshëm kujdesin e veçantë për partnerin e saj, Big Basta.
Moderatorja Erjona Rusi, vendosën ti bëjnë një rreng, duke i thënë se Big Basta i ka dërguar lule dhe nuk vjen dot në studio pasi ka lënduar këmbën.
Erjona: Kishte planifikuar që të vinte por më thonë që ja lënduar këmbën prandaj nuk vjen dot dhe ka dërguar lule. Shpresoj mos jetë lënduar shumë.
Vesa: Është shaka apo?
Erjona: Keni komunikuar sot?
Vesa: Po sot në mëngjes, si normalisht.
Erjona: Do vinte sot në studio, por ka lajmëruar gazetaren që nuk vjen dot…
Vesa: Tani po, më bëre merak. Shpresoj të jetë mirë. Të çohem të iki? Ju vjen keq juve?
Erjona: Do të lësh intervistën?
Vesa: Po! Po ka vrarë burri këmbën. E keni me të vërtetë apo po bëni shaka?
Erjona: Ti çohesh dhe ikën?
Vesa: Unë çohem dhe iki.
Erjona: E tmerrshme kjo të lë intervistën në mes.
Në përfundim të lojës, Big Basta shfaqet në studio dhe i dhuron një puthje Vesës.