Rrëfimi mes lotësh i Artës për luftën në Kosovë: Na u shkatërruan ëndrrat

0
87

Në një rrëfim prekës, artistja nga Kosova tregoi në spektaklin e mbrëmjes së djeshme periudhën e vështirë të luftës, sëmundjen e babait dhe momentin kur mendonte t’i jepte fund jetës pasi nuk mund të niste ëndrrën për muzikë.

Rrëfimi i plotë:

Kujtimi më i trishtë nga lufta ka qenë kur një protestues ka hyrë në shtëpinë tonë të fshihej dhe ishte rrahur me shkop policie. Vëllai im e ka patur këmbën e thyer edhe ishte i shtrirë në krevat dhe kur ka hyrë ushtria ka qenë një tmerr.

Ka patur momente kur nuk e kemi ditur çfarë do të hanim për darkë. Prej sulmeve në Kosovë, jam detyruar që unë edhe motra ime, Ana, të ecim me orë të tëra në këmbë. Kur kemi mbërritur në Mal të Zi kemi bërë  ‘dasmë’. Ne jemi kthyer në Kosovë, e kemi gjetur gjithë shtëpinë e të shkatërruar, kujtimet të shkatërruara.

Ndodhi që në 2011 babi pati një sëmundje në zemër, ja ka marrë gjithë forcën dhe vetëbesimin. Po mendonim çfarë të bënim, si të mblidhnim lekët për të bërë operacion. Ka qenë motra e  Kishës në Pejë që siguroi operacionin në Vjenë.

Kam qenë shumë e shqetësuar nëse çdo gjë do të shkonte mirë. Jemi detyruar që secili t’i bëhemi krahë dhe hoqa dorë prej ëndrrës time.

Nuk ishte koha e duhur që të ndiqja muzikën. Një ditë e mora babin dhe i thashë që nuk kam më vullnet për të jetuar sepse jam shumë e palumtur. Nuk besoj se ka diçka më të vështirë për një prind që t’i thotë fëmija që s’ka vullnet për të jetuar.

Babi me lutjet e tij, pasi është shumë spiritual, më ka thënë mos harro kurrë që e ke Zotin me vete dhe mbështetu aty se do të jesh mirë.

Unë dua të them që për çdo njërin prej nesh ka shpresë. Unë tani jam e lumtur çdo ditë. Ndjehuni falenderues, gjithçka kalon dhe eksperiencat e vështira ndodhin për ju që të transformoheni në qenien më të bukur të mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here