Ç’lidhje ka Ilnisa me Dritëro Agollin?

0
133

Siç e kemi parë Ilnisa, konkurrente në ‘BBV3’ shpeshherë ka folur dhe kudo është përfolur se gazetarja e ka xhaxha poetin e njohur, Dritëro Agollin.

Por, ky fakt nuk është i vërtetë dhe vëllai i saj, në një intervistë për “Top Albania Radio” ka treguar lidhjen e vërtetë mes poetit dhe familjes së tij.

I pyetur nga Elona Duro për këtë tematikë kaq të diskutuar, Kevi Agolli u shpreh se prindërit e tyre janë kushërin me familjen e Dritëro Agollit.

“Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra”.

“Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”. Kevi u shpreh edhe se Dritëroi i ka konsideruar si nipër dhe mbesa e saktësoi se janë kushërinj të dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here