Ilnisa Agolli është shndërruar në një ndër banoret më të komentuar të “Big Brother VIP”.
Prej disa javësh ajo është në qendër të vëmendjes në këtë shtëpi, për shkak të debateve me konkurentët e tjerë dhe romancës që po lind mes saj dhe Meriton Mjekiqit.
Aktorja i ka shpëtuar dy herë eleminimit, ndërsa mbrëmjen e djeshme opinionisti Arbër Hajdari u shpreh se deri më tani vetëm Ilnisa është konurentja më e fortë që ka një strategji.
Mirëpo së fundmi rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-opinionistja e “Big Brother VIP 1”, Balina Bodinaku e cila “nxori zbuluar produksioni” duke u shprehur se Ilnisa është përcaktuar si një ndër finalistet e këtij spektakli.
“Çfarë më duket se kuptova nga prime i sotëm, Ilnisa finaliste. Më vjen keq u mor vesh.”– ka shkruar ajo.