Rike i kthehet Deas: Ngelët duke debatuar dhe pastaj përqafoheni, ma keni shpifur 

0
108

Rike shprehet shumë e neveritur nga marrëdhëniet që vajzat kanë brenda shtëpisë së Big Brother. Në dhomën e gjumit ajo po i thoshte Deas, në lidhje me debatet që kjo e fundit ka pasur me Rozën, se duhet të mbajë qëndrim. E jo të zihet e më pas të përqafohet. Sepse, sipas Rikes këto janë veprime të ulëta:

Rike: Ok, përqafohu, ça të them unë?! Mbani qëndrim me njëra-tjetrën. Se mbetët duke debatu e pastaj duke u përqafu, ma keni shpif. A keni karakter, a ça keni? Ça jeni ju kështu?

Dea: Tani, ti thua që të mbaj unë një qëndrim?

Rike: Po mbani qëndrim pra, se çfarë nuk nxirrni nga goja, dhe pastaj thoni “o zemra, o shpirti”.

Dea: O Rike, po e bën më të madhe nga ç’është në të vërtetë.

Rike: Po pra, u zgjova dhe doja ta bëja më të madhe nga ç’ishte. Aman, se isha shumë e qetë. Bëni ça të doni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here