Luana Vjollca i jep fund lidhjes me Krenar Çoçajn?

0
104

Teksa bëri një “pauzë” të gjatë nga muzika, moderatorja e njohur Luana Vjollcka është kthyer fuqishëm teksa ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”.

Nëpërmjet tekstit të kësaj kënge, flitet rreth ndarjes dhe historive të mbyllura e mesa duket, pas saj qëndron edhe diçka tepër personale. Epo siç duket qenka e vërtetë…

Sipas burimeve ekskluzive për revistën “Who”, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn.

Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.

Burimet nuk shpjegojnë cila ishte arsyeja që i dha fund lidhjes disavjeçare dhe pak gjasa ka që ta mësojmë nga vetë Luana, që ka qenë gjithnjë shumë hermetike lidhur me jetën private.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here