Sunday, October 6, 2024

Kendall Jenner pret flokët duket mahnitese

Share

Koha për rifillime dhe për pamje të reja. Kendall Jenner, 28 vjeçe, ka zgjedhur një prerje të re bixie cut, një stil flokësh të shkurtër dhe sensual. Supermodelja amerikane ka pozuar për fushatën e re të markës Calvin Klein, duke treguar një prerje bixie rebele, një kombinim mes pixie cut klasik dhe bob. K

Shumë e kanë interpretuar këtë prerje të shkurtër të Kendall Jenner, e cila na ka mësuar me flokë të gjatë, si një homazh për prerjen ikonike të flokëve të nënës dhe menaxheres së saj, Kris Jenner. E sigurt është që Kendall Jenner i shkojnë shumë flokët e shkurtër. Ajo që mbetet për t’u zbuluar është nëse kjo prerje e re është reale apo, siç ndodh shpesh me yjet e mëdhenj, thjesht një paruke.

Bixie cut, një prerje e shkurtër që është qëllimisht jashtë kornizave, e çrregullt, me një stil rock & grunge. Bixie cut frymëzohet nga prerjet legjendare të flokëve të shkurtër (por jo shumë të shkurtër) të viteve ’90.

Bixie cut kombinon gjatësinë e vogël të pixie me volumin dhe strukturën e bob.

Read more

Local News