Dhunuan 24-vjeçaren! Motrat Berisha në kërkim nga Policia, akuza që rëndon ndaj tyre

0
84

Vajza 24-vjeçare Klea Prenga, ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë. Ajo deklaroi se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një shishe qelqi në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berisha. Kjo e fundit është e njohur për publikun, pasi ka qenë pjesë e ‘Përputhen’ dhe ‘Big Brother VIP Albania 1’.

Policia ka shpallur në kërkim Antonela Berishën 28 vjeçe dhe Marinela.B 28-vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Mbi të dy vajzat rëndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here