Sunday, October 6, 2024

Cardi B bëhet nënë për herë të tretë me Offset: “Gjëja më e bukur”

Share

Më shumë se një muaj pas zbulimit të shtatzënisë, Cardi B është rikthyer në rrjetet sociale për të njoftuar lindjen e fëmijës së saj të tretë me Offset. Ajo e bëri këtë përmes një fotoje në Instagram ku shfaqej me beben në krahë, duke shkruar: “Gjëja më e bukur” dhe duke shtuar datën e lindjes së vogëlushes, “7/09/2024.”

Në postim janë përmbledhur momentet më të rëndësishme të këtyre ditëve të fundit. Në foto, Cardi mban në krahë të porsalindurën, e veshur krejtësisht me rozë, ndërsa shfaqet edhe familja e plotë: ajo, Offset, vajza e tyre e parë, Cultura Kiari Cephus, dhe djalin i tyre Wave Set Cephus, bashkë me motrën e vogël, emri i së cilës nuk është zbuluar ende.

Pavarësisht se muajt e fundit ata kishin filluar procedurat për divorc, siç raportoi TMZ, të dy duket se kanë qëndruar të bashkuar gjatë këtij momenti kaq të veçantë. Sipas tabloidit, divorci nuk ishte një “vendim i marrë brenda një dite,” por një çështje që ata kishin kohë që e diskutonin. Siç kishte shkruar Cardi në postimin e saj në zbulimin e shtatzënisë: “Çdo fund ndjek një fillim të ri,” dhe kësaj here ai fillim u përmbyll me ardhjen e vogëlushes, e lindur të shtunën, më 7 shtator 2024.

Read more

Local News