Dasmë në horizont?! Sarah Berisha: Në fillim një bebe, mendoj se jam gati

0
118

Influencerja e njohur Sarah Berisha ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. Ajo ka folur pa dorashka në këtë intervistë, duke zbuluar shumë të pathëna, nga planet për fëmijë me DJ PM e deri tek dasma.

Sara ka treguar se për momentin nuk kanë plan për dasmë, por tregoi se dëshirojnë shumë të bëhen prindër.

Pyetje-Përgjigje:

PYETJE- Kur do të vijë dasma me DJ PM?

PËRGJIGJE- Nuk e di. Është ndër pyetjet që më bëhet më shumë, kjo dhe për shtatzëninë. Nuk kemi akoma një dasmë në horizont. Në fillim kemi më shumë qejf një bebe, pastaj dasma.

PYETJE-Është përfolur shumë nëpër portale për një shtatzëni të mundshme…

PËRGJIGJE- Ma kanë thënë shumë dhe doli dhe nëpër portale. Por ndonjëherë ndodhin këto ndryshimet tek femrat, që mund t’i fryhet pak barku, por jo nuk kam qenë shtatzënë.

PYETJE-Ku po jetoni momentalisht ti dhe PM?

PËRGJIGJE- Ne jetojmë vajtje-ardhje, në ditët e sotme jeta kështu është, jemi gjithë kohën në lëvizje. Rruga 3 orë larg është, nuk na kushton asgjë që ta bëjmë vajtje-ardhje. Por është dhe puna që kemi të dy, unë mund ta bëj kudo, po ashtu dhe PM e ushtron kudo profesionin e tij.

PYETJE-Cila është sipas teje mosha ideale për të bërë një fëmijë?

PËRGJIGJE- Nuk ka një moshë ideale. Unë e dua shumë një bebe në këtë moment, mendoj se jam gati. Nëse një fëmijë do vijë e mirëpresim. Por nga vrulli i jetës stepemi dhe janë shumë pikëpyetje që i bën vetes. Mendoj ‘si do jetë jeta ime kur të bëhem nënë?’ Një frikë tjetër është që ke një përgjegjësi shumë të madhe. Ndonjëherë ndihem pak fajtore sepse duket sikur e kam shtyrë unë…

PYETJE-Cila është gjëja më e shtrenjtë që zotëron?

PËRGJIGJE- Çantat, por kam punuar për t’i blerë ato. Janë çanta marke, rreth 2 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here