Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Ditën e djeshme Romeo i ka treguar Heidit se kur ka qenë i vogël u ka kërkuar prindërve të kishte edhe një motër, për shkak se ka vetëm dy vëllezër, binjakun e tij Donaldin dhe vëllain e vogël Marion. Ama tregon se këtë dëshirë ia ka plotësuar Donaldi, pasi partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani nuk është vetë një kunatë për Romeon, por e konsideron atë motër.
Këtë moment Bora e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar për Romeon:
Zemra ime sa më ka marr malli
Mezi pres të të përqafoj